E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Vendi

Protesta në Shkodër e Kavajë për çmimin e naftës

Shqipëria duket se është përfshirë nga një valë protestash. Studentët prej ditësh vijojnë protestat ku kërkojnë plotësimin e kushteve në të cilat ato studiojnë, ndërkohë këtë të hënë në protesta kanë dalë edhe banorët në Kavajë, Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Lezhë.

 

Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar.

 

Reklamë

Ndërkohë në Shkodër e Kavajë pasditen e kësaj të hëne qytetarët po protestojnë për çmimin e lartë të karburantit.

 

Duket se banorët e Lezhës kanë marrë shembull nga protestuesit e Parisit pasi mbajnë veshur jelekë të verdhë.

 

Gjithashtu studentët vijojnë në ditën e shtate të protestës së tyre para godinës së ministrisë së Arsimit.

 

Ndërkohë në Tiranë, studentët prej disa ditësh protestojnë para godinës së ministrisë së Arsimit për plotësimin e disa kërkesave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë