E diel, 27 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta në SHBA/ Akuza për mungesë transperencë dhe manipulim të numërimit të votave

Paqartësia për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale po mban në ankth jo vetëm qytetarët amerikanë ndërsa pretendimet për parregullësi të procesit të votimit dhe numërimit kanë ngjallur një valë reagimesh në disa shtete.

 

Protestuesit kërkojnë që të numërohet cdo votë ndërsa gjatë demonstratave ka patur edhe incidente apo përplasje me autoritetet.

 

Në shtetet vendimtare për vendimin e Kolegjit Zgjedhor ka patur edhe kërkesa për ndalimin e numërimit pasi qytetarët akuzojnë se ka mungesë transparence.

 

Probleme ka patur edhe në Arizona, ku beteja është ashpërsuar pas rezultatit shumë të ngushtë mes dy kandidatëve.

 

Mbështetësit e presidentit Donald Trump janë mbledhur jashtë ndërtesës së Shtëpisë së Bardhë për të protestuar dhe pretendojnë se votat po vidhen.

 

Zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA janë shoqëruar me debate të mëdha për manipulim.

 

Në NeëwYork, Phledelphia, Chicago Los Angeles dhe shumë qytete të tjera ka patur edhe arrestime pas trazirave.

Vazhdo të lexosh