Grekët protestojnë, kundër marrëveshjes me Maqedonisë për çështjen e emrit, që u zyrtarizua në takimin e Prespës mes dy kryeministrave.

 

Protesta u zhvillua në Selanik para zyrave të Grekëve të Pavarur.

 

Sipas mediave greke, një grup nën emrin “Maqedonasit e bashkuar” e organizoi protestën dhe i ftoi qytetarët të marrin pjesë pa përcaktime partiake, vetëm me flamujt grek.

 

Protesta filloi nga Kulla e Bardhë në qendër të Selanikut, ndërsa vazhdoi përgjatë rrugëve, përderisa qytetarët e grumbulluar brohoritnin slogane kundër qeverisë, por edhe se Maqedonia është greke.

 

Gjatë protestës, protestuesit ndaluan para konsullit të Republikës së Maqedonisë dhe para ambasadës amerikane, dhe vazhduan drejtë zyrave të SIRIZA-s dhe Grekëve të Pavarur.

 

Para zyrave të Grekëve të Pavarur, një grup i vogël i personave  të maskuar, i sulmuan forcat e policisë me dru dhe gurë, ndërsa policët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Incidenti zgjati shkurtë, pasionet janë qetësuar, ndërsa protesta vazhdoi dhe përfundoi qetë aty ku edhe filloi para Kullës së Bardhë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *