Serish protesta te dhunshme kundër ndërtimit te parkut te lojërave ne kodrat e Liqenit Artificial. Edhe pse tubimi i shoqërisë civile nisi paqësor, madje iu dhuruan dhe lule forcave te policisë, me pas ai degradoi ne përplasje fizike. Me lopata ne duar, te rinjtë kane tentuar te hyjnë forcërisht brenda rrethimit, ku kane nisur punimet për këndin e lojërave. Shoqëria civile kish planifikuar ngritjen e nje çadre si shenje kundër vendimit te bashkisë. Tubimi i shoqërisë civile është mbikëqyrur nga forca te shumta policore, te cilët nuk kane lejuar protestuesit brenda rrethimit. Gjate përplasjes fizike, një nga efektivet e policisë ka humbur ndjenjat, pasi është qëlluar nga protestuesit. Ai u dërgua pa ndjenja ne urgjencën e qendrës spitalore. Pas kësaj situate disa prej e organizatoreve u larguan, ndërsa te rinjtë e tjere vijuan protestën, gjate përplasjeve te vazhdueshme, disa te rinj u dërguan ne spital per humbje ndjenjash dhe gjendje te fikëti. Gjate tubimit qe zgjati per me shume se tre ore, policia shoqëroi ne komisarit disa protestues.