Bota
Protesta në Irak, humbin jetën 60 persona

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën si pasojë e protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Irakun.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se numri i viktimave është dyfishuar vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa përplasjet midis protestuesve dhe policisë janë rritur. Ndër të tjera bëhet me dije se përmes gjuajtjeve me snajper nga persona të paidentifikuar kanë humbur jetën katër persona në Bagdad, përfshirë dy oficerë policie.
Reklamë
Kryeministri Adel Abdel Mahdi më herët tha se “kërkesat e ligjshme” të protestuesve ishin dëgjuar, por apeloi për qetësi. Irakienët protestojnë për shkak të papunësisë që ka përfshirë vendin kohët e fundit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë






