E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Kronikë

Protesta në Gjermani kundër vaksinës me detyrim, australianët “shijojnë” lirinë

Pas katër muajsh qyteti më i madh në Australi, Sidnej ka hequr izolimin total, që qeveria kishte vendosur si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Qytetarët priten mesnatën për të festuar “lirinë” e tyre”.

Qyteti australian, ka qenë në izolim për 106 ditë teksa është përballur me variantin Delta.

Kafet dhe restorantet janë rihapur, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të frekuentojnë sërish palestrat, bibliotekat dhe pishinat.

Reklamë

Por disa masa për organizime masive vazhdojnë të zbatohen, edhe shkollat ende nuk janë rihapur plotësisht.

Ndërkohë në disa vende në Europë kanë vijuar protestat kundër masave Anticovid.

Në qytetin e Nurembergut në Gjermani, qindra protestues mbushën rrugët për të kundërshtuar vaksinimin me detyrim për grupe të caktuara edhe përdorimin e pasaportës jeshile, për të frekuentuar ambientet e brendshme.

Me thirrje kundër qeverisë edhe me pankarta në duar demonstruesit shprehën pakenaqësinë e tyre ndaj masave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë