Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike reagoi pas protestës në Fier për ndërrimin e matësve të energjisë eletrike.

 

Pas pretendimit të banorëve se tani janë të detyruar të paguajnë më shumë, OSHEE sqaroi se kjo gjë do të rregullohet në faturat e mëpassshme.

 

OSHEE theksoi se deri tani nuk ka patur asnjë ankesë për mbifaturim.

 

“Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100. Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark. Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht.”

 

Banorët e Povelçës në Fier u ngritën në protestë këtë të mërkurë për të kundërshtuar ndërrimin e matësve të energjisë elektrike.

 

Pjesë e protestës ishte edhe ish-deputeti i PD, Luan Baçi, i cili akuzoi OSHEE se po vjedh qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *