Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka caktuar datën 3 mars si ditën e protestës kombëtare. Ky tubim, do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Gjykatën e Apelit do të jepet vendimi se kujt do i përkasë logoja dhe vula e PD-së.

 

Por për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD Fatbardh Kadilli, ky vendim  është i qëllimshëm.

 

Ai ka kërkuar nga gjykata që të mos ndikohet në vendimin e saj nga protesta që do mbajë Berisha.

 

Kadilli u shpreh në një intervistë për Vizion Plus se ndarja e PD në dy grupime ka ardhur për parime, dhe jo vetëm për vulën.

 

Uroj që gjykata mos ndikohet nga protesta edhe pse kjo po bëhet qëllimisht atë ditë.

 

Gjykata të kuptojë se  ndarja nuk është çështje vule por politike.

 

Jemi ndarë për parime dhe jo për vulën. Nëse ndarja do të ishte për vulën, atëhere do të ishim në pazar”, tha Kadilli.

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tha më tej se çështja “McGonigal” nuk është arsyeja e vetme pse qytetarët duhet të ngrihen kundër qeverisë.

 

Sipas Kadillit, situata politike në vendin tonë është në krizë dhe problemet e brendshme duhet të jenë shtysa kryesore e daljes në protestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *