Dhjetëra banorë të Mirditës, Matit dhe Dibrës u mblodhën në një protestë për rrugën Perlat-Lurë, investim i nisur tre vite më parë por që ende nuk ka përfunduar. Protestuesit u mblodhën në vendin e quajtur “Livadhi Turkut” aty ku nis rruga Perlat-Lurë.
Protestuesit kërkuan që autoritetet të ndërmarrin hapat ligjor ndaj firmës e cila po zvarrit përfundimin e projektit.
Ndërkohë edhe banorët e dy fshatrave në njësinë administrative të Postribës protestuan këtë të hënë, duke kundërshtuar rikonstruksionin e rrugës.
Ata kërkojnë që investimi të përfshijë edhe zgjerimin e segmentit jo thjesht riveshjen me asfalt, pasi në këtë formë bëhet burim aksidentesh.
Banorët thonë se protestat do të përshkallëzohen me bllokim të rrugës dhe mos lejim të punimeve deri në marrjen parasysh të kërkesave të tyre./vizionplus.tv