E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Bota

Protesta në Amsterdam, policia paralajmëron arrestime

Policia e Amsterdamit ka bërë thirrje protestuesve që të largohen nga Sheshi Dam duke paralajmëruar se do të ketë arrestime.

Demonstratat janë zhvilluar nga qytetarët pavarësisht thirrjeve për ndalime duke sfiduar edhe forcat e policisë që ishin vendosur në qytet.

Kujtojmë se të shtunën u mbajt një protestë në mbështetje të popullit palestinez në qytetin holandez të Utrecht. Në të njëjtën kohë, një autokolonë me flamuj palestinezë u zhvillua edhe në Amsterdam, ku demonstratat janë ndaluar.

Në kryeqytetin holandez, policia po patrullon rrugët, ndërsa është zbatuar një dekret emergjent që lejon kontrollet parandaluese nga autoritetet.

Një gjykatë në Amsterdam la në fuqi ndalimin e demonstratave në qytet, i cili u vendos pas përleshjeve të fundit midis tifozëve izraelitë të Maçabi Tel Aviv, të cilët kishin qenë atje për të parë një ndeshje kundër Ajax.

Vazhdo të lexosh

Reklamë