Protesta masive në Pragë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Babis

Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit çek Andrej Babis, në tubimin më të madh që nga revolucioni i vitit 1989 kur u rrëzua sistemi diktatorial.
Multimiliarderi Babis po hetohet penalisht për shkak të akuzës se ka abuzuar me rreth 2 milionë euro subvencione nga Bashkimi Evropian, 10 vite më parë. I kosideruar si njeriu i dytë më i pasur në Çeki, Babis i ka mohuar akuzat dhe ka sulmuar be se po përpiqet të destabilizoje Republikën Çeke.
Edhe pse presioni është rritur, kryeministri refuzon të japë dorëheqjen ndërsa të mërkurën, qeveria e tij do të përballet në Parlament me një mocion mosbesimi.
Sipas organizatorëve,rreth 250,000 njerëz morën pjesë në tubim. Protesta e cila nisi si një iniciativë studentore, vjen pas valës së tubimeve masive në të gjithë vendin, pas emërimit të ministrit të ri të drejtësisë në një kohë kur prokurorët duhet të vendosin nëse do të padisin Babisin lidhur me mashtrimet e dyshuara që përfshijnë fondet e Bashkimit Evropian.
Nderkohe rreth 400,000 njerez kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje kryeministrit miliarder të japë dorëheqjen.



