Mijëra protestues mbushën rrugët në qytetet më të mëdha në Poloni për të kundërshtuar vendimin e gjykatës kushtetuese, i cili thotë se disa ligje të BE-së nuk janë në përputhje me kushtetutën e vendit.

Duke valëvitur flamujt polakë dhe të BE-së dhe me thirrjen “Ne po qëndrojmë”, demonstruesit shprehen shqetësimin e tyre se me këtë vendim rrezikohet largimi blloku evropian.

Protesta u organizua në më shumë se 100 qytete, ndërsa  mbi 100,000 persona u mblodhën vetëm në Varshavë.

Ish-president i Këshillit Evropian dhe tani udhëheqës i partisë opozitare, Donald Tusk, u bëri thirrje njerëzve të “Mbrojnë Poloninë Evropiane”.

Kryeministri i Polonisë , Mateusz Morawiecki, përmes një postimi në rrjetet social mbrojti vendimin duke thënë se vendi do të mbetet në familjen madhe evropiane.

Liderët e bllokut kritikuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili refuzon parimin kryesor se ligji i BE-së ka përparësi ndaj legjislacionit kombëtar.

Vendimi i gjykatës konkretisht prek katër pika, që veprojnë përtej kufijve të kompetencave të transferuara nga Republika e Polonisë në traktate. Gjithashtu trupat gjykuese vlerësuan se gjykatat evropiane shkelin në mënyrë të paligjshme kushtetutën polake, përfshirë kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të gjyqtarëve.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga vendimi dhe u zotua të  përdorë të gjitha fuqitë në dispozicion të saj për të zbatuar ligjet e BE -së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *