E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta masive në Madrid kundër politikave të bisedimeve për Katalonian

Mijëra protestues u mblodhën në Madrid të dielën për të kundërshtuar planin e Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.

 

Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime.

 

Reklamë

Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën.

 

Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë.

 

Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

 

Autoritetet raportuan se numri total i demonstruesve arriti në 45 mijë./REL

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë