E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta masive në Izrael, qytetarët ‘kryengritje’ kundër qeverisë

Israelis protest against the Israeli government's planned judicial overhaul, in Tel Aviv, March 4, 2023. Photo by Tomer Neuberg/Flash90 *** Local Caption *** ???? ??? ??????? ??????? ??????? ?"? ?? ???? ????? ???? ????? ????

Planet e qeverisë izraelite, për të reformuar sistemin gjyqësor në vend, kanë shkaktuar protestat më të mëdha, të mbajtura ndonjëherë në sheshet e Tel Avivit dhe qyteteve të tjera.

 

Rreth 300 mijë njerëz dolën të shtunën në mbrëmje, për të protestuar kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë, të cilat kryeministri Benjamin Netanjahu i quan shumë të nevojshme.

 

Reklamë

Sipas tij, reformat janë krijuar për të ndaluar gjykatat, të tejkalojnë kompetencat e tyre dhe se ato u votuan nga qytetarët izraelitë në zgjedhjet e fundit.

 

Nga ana tjetër opozita dhe protestuesit i kanë kundërshtuar këto ndryshime, duke i quajtur ‘minë’ për demokracinë dhe revolucion për ta bërë Izraelin, të shkojë drejt diktaturës së plotë.

 

Reformat synojnë t’i japin qeverisë së zgjedhur një ndikim vendimtar mbi zgjedhjen e gjyqtarëve dhe të kufizojnë aftësinë e Gjykatës së Lartë, për të vendosur kundër ekzekutivit, ose për të rrëzuar legjislativin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë