E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Protesta masive në Barcelonë/ Kërkohen kushte më të mira pune në kohë pandemie

Qindra punonjës të kujdesit shëndetësor nga sektori publik dhe privat pushtuan rrugët e Barcelonës në Spanjë, për të protestuar ndaj kushteve të këqija të punës në një vit pandemi.

 

Reklamë

Sindikatat, raporton Vizion Plus, kanë bërë thirrje për një grevë afatgjatë pasi punonjësit në spitale, ambulanca, apo struktura të tjëera të kujdesit shëndetësor, po përballen me kontrata të pasigurta për punë të mbingarkuara dhe të papaguara.

 

Protesta dhe greva të tjera u thirrën në qytete të tjera të rajonit të Katalonjës në Spanjën verilindore ndërsa disa punonjës kanë mbajtur greva javore një orëshe që nga viti i kaluar për të tërhequr vëmendjen ndaj kërkesave të tyre, përfshirë edhe rritjen e pagave.

Më shumë video

Reklamë