Protesta studentore ka shënuar një etapë të panjohur më parë në historinë e protestave e manifestimeve në Shqipëri.

 

Deri më tani në 3 dekada të lirisë së shprehjes e të drejtës për të manifestuar hapur dhe në sheshe, nuk kishte ndodhur që të mos identifikohej një përfaqësi apo një eksponent i lëvizjes së protestës.

 

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse këto protesta janë një organizim në prapavijë i ndonjë grupimi apo “organizate politike”.

 

Për të folur më shumë rreth këtyre hamendësimeve në ediacionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë pedagogu Jani Marka, përfaqësues i lëvizjes për universitetin.

 

Një vlerësim të përgjithshëm mbi protestën e studentëve deri në ditën e tetë të saj?

 

Them se është një ngjarje e jashtëzakonshme që po ndodh në Shqipëri, personalisht e ndjek politikën prej shumë vitesh dhe më lejoni që ti referohem kolegu tuaj Blendi Fevziut i cili prej vitesh në dhjetor bën emisione për dhjetorin e 1990 dhe shpeshherë flasin studentët. Ka ardhur koha që tashmë Fevziu të flasë për një lëvizje të re studentorre, dhe besoj se dhjetorin e viti tjetër kronikat televizive do ta përkujtojnë tashmë këtë dhjetor.

 

Përse kjo lëvizje e këtyre studentëve të këtij dhjetori z.Marka është e përçarë?

 

Nuk doja të flisja për përçarje, pasi është shumë herët për të folur për këtë përfundim, ju më ndihmuat me kronikën e protestës së studentëve në Francë, që natyrshëm më lind pyetja se ato francezë atje i ka nxjerr një organizator? Kjo është e bukura francezët atje janë studentë lloj lloj ngjyrash lloj lloj disa mund të shkojnë në votime disa jo, në këtë mënyrë përse ne mundohemi ta sfidojmë atë statusko dhe justifikohemi se një kokë u kap, tani që ka shumë kjo është më e bukura mendoj se studentët do ta kenë mencurrinë, sëbashku me petagogët dhe qytetarët që të mos e humbasin këtë mundësi historike për universitetin. Kemi folur shumë se universiteti është në një krizë të thellë cilësia e mësimëdhënies, por mbi të gjitha tarifat e larta që i rëndojnë studentët, por edhe petagogët janë të mërzitur me këtë statusko që po zgjat pafundësisht.

 

Ju do të dëshironitqë Lëvizja për Universitetin, të ishte organizatore ose eksponet? Pse nuk ka një lidership lëvizja?

 

Nuk ka sespe kjo ka qenë një shpërthim spontan, ka qenë e paparashikueshme nga të gjithë, nëse do të kishte qenë e parashikueshme dhe nga ne. Kur ne kemi organizuar protetestat para kryeministrisë kemi vajt në polici kemi marrë leje kemi marrë një foni jemi organizuar në mënyrë paqësore, kanë folur të gjithë por në këtë rast është e qartë se gjithçka ka ardhur e papritur. Ne jemi të lumtur që ka ndodhur kështu.

 

Si e gjykoni ju qëndrimin e drejtuesve të UT të cilët nuk janë dukur në publik?

 

E turpshme, ky është një vendin i turpshëm.

 

Po trupa tjetër e petagogëve, janë qindra petagogë nga i gjithë universiteti çfarë janë duke bërë ata nuk janë, janë shumë të paktë ato njerëz që shfaqen.

 

I ka kapur të gjithë në befasi, uroj tju japim pak kohë kolegëve dhe për çështje etike pasi unë jam dhe vetë petagog, dhe do doja të mos prononcohesha shumë në raport me kolegët.

 

Jo dialog, jo negociata janë parrullat kryesore të kësaj lëvizje. A janë dhe petagogët të këtij qëndrimi, cili është mendimi juaj? A jeni dhe ju mos të ketë dialog por të rrihet në rrugë?

 

Në fakt protesta është shumë e bukur për gjërat që prodhon  brenda protestat, sot unë nuk kam qenë gjithë ditën aty sot, por në kushtetutë për të drejtat e protestët thuhej se kushdo që del në media flet për opinionin e tij, në këtë kuptim nuk dua të përfshihem më tej. Gjithë kjo protestë është bërë për të shkuar në negociata kjo është e pallogjikshme, protesta ka disa pika shumë të qarta siç është ulja e tarifave, kjo na bashkon të gjithë, rritja e buxhetit na bashkon të gjithëve, rritja e përfaqësimit studentor, pesha e votës dhe mbi të gjitha ajo që mund të bashkojë dhe petagogët është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Siç e përmend dhe zoti Basha i cili premtoi se do të shkojë në gjykatën kushtetuese por nuk shkoi kurrë.

 

Si e vijoni ju vijimin e kësaj proteste, jemi në ditën e 8 dhe ende në rrugët e Tiranës ka ende studentë.Si mendoni?

 

Mendoj se studentët të arrijnë të gjykojnë në mënyrë të shëndetshme për kauzën e tyre. Kauzat nuk mund të vidhen ose fitohen ose humben, mendoj se është një shans historik për studentët dhe universitetin që kjo kauz të fitohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *