E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta kundër Vuçiç, e krahasojnë me Millosheviçin

Fitorja e Aleksandar Vuçiç, përveç festës ne radhët e mbështetësve te tij, ka shkaktuar edhe pakënaqësi në Beograd. Shumë të rinj në kryeqytetin serb, por edhe në  Novi Sadi, kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër asaj që e quajnë diktaturë e Vuçiç.

 

Për shumë serbë, fitorja e Aleksandar Vuçiç duket e pabesueshme. Politikat e tij nuk i kanë pëlqyer të rinjve që i takojnë Serbisë qytetare dhe pas ftesave në internet, qindra qytetarë, kryesisht te rinj u mblodhën për të protestuar dhe shprehur pakënaqësinë për fitoren e Vuçiç. Një pjesë e tyre thonë se rezultati nuk është i drejtë, por as fushata.

 

Reklamë

Shume prej tyre e krahasojnë presidentin e sapozgjedhur me Sllobodan Millosheviçin. Vuçiç fitoi 55 perqind te votave ne presidencilet e se dielës, duke lënë shume mbrapa rivalet e tjerë ne gare.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë