E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta kundër vaksinimit/ Sulmohet me gurë e shishe Kryeministri

Kryeministri i Karaibeve, Ralph Gonsalves u qëllua me gurë në kokë gjatë protestave që po zhvillohen kundër vaksinimit.

 

Ai po kalonte nëpër një turme jashtë Parlamentit, në momentin që është goditur në kokë.

 

Reklamë

Një dëshmitar, i cili kishte parë protestuesit duke hedhur shishe uji dhe gurë, dëgjoi një person teksa thërriste: “Dikush e ka goditur në kokë Kryeministrin!”

 

Incidenti ndodhi ndërsa Gonsalves, 74-vjeç, po kthehej në një seancë të Parlamentit ku ligjvënësit po diskutonin një reformë të shëndetit publik, që do të kërkonte që shumica e punonjësve të vijës së parë të vaksinoheshin kundër koronavirusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë