Simpatizantë të Partisë Demokratike dhe mbështetës së kësaj force në qytetin e Beratit, Durresit dhe Elbasanit kanë protestuar këtë të dielë kunder rritjes se çmimeve dhe çështjes së papunësisë.

 

Me argumentin se po falimentojnë shumë fermerë të qytetit të Beratit I janë bashkuar kauzës së opozitës dhe me parulla në duar ata akuzuan qeverinë se nuk po marrin asnjë subvencionim.

 

Ata protestuan para prefekturës së qytetit si dhe ne disa rruge te qytetit te Beratit.

 

Sipas, protestuesve të gjitha prodhimet po hidhen pasi ka mungesë tregu.

 

Ata kanë bërë thirrje që më datë 16 shkurt të gjithë të bashkohen me opzoitën dhe t’i japin drejtim gjendjes së vështirë me të cilën po përballen.

 

Nderkohe krahas, Beratit, shume simpatizante te PD protestuan edhe ne Durres dhe Elbasan kunder rritjes se çmimeve dhe rritjes se papunesise.

 

Ne Elbasan protestuesit bllokuan rrugen ne Paper per disa minuta duke shkaktuar dhe nje bllokim te qarkullimit ne aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *