E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta kundër qeverisë edhe në Itali, Salvini: E shtuna, dita e krenarisë italiane

Ilustrim · Vizion Plus

Matteo Salvini, tashmë në opozitë, pas formimit të qeverisë së re midis PD dhe Lëvizjes 5 Yjet, nuk e ka fshehur zemërimin ndaj zhvillimeve më të fundit politike në vend, dhe ka bërë thirrje për një protestë popullore masive në Romë më 19 tetor.

 

Kreu i Lega Nord, e ka quajtur këtë një ditë të madhe të krenarisë Italiane.

 

MATTEO SALVINI

 

KRYETAR I LEGA NORD

 

“E Shtuna e 19 Tetorit do të jetë dita e krenarisë së shumicës së zellshme, e cila nuk do të bëjë rrëmujë por dëshiron një qeveri që nuk lind natën në Paris apo Bruksel dhe që shpërblehet për këtë. Ju falenderoj të gjithëve për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e lartë demonstruar në këto 14 muaj punë. Kjo nuk është një mirëupafshim, shpresoj në një rikthim të shpejtë në qeveri, sepse herët a vonë do të jemi në gjendje të votojmë.

 

 

Ndërkohë kryeministri i mandatuar një ditë më parë nga kreu i shtetit, po vijon konsultimet për formimin e ekipit të ri që do të drejtojë vendin dhe pritet të betohet javën e ardhshme.

 

Bisedimet më të vështira janë përqëndruar në postin e ministrit të brendshëm dhe ministrit të ekonomisë.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh