Subscribe

Mijëra njerëz protestuan kundër pjesëmarrjes së Presidentit të SHBA Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.

 

Demonstruesit marshuan në rrugët e disa qyteteve zvicerane me parulla “Trump nuk je i mirëpritur” dhe “Zvicra po pret nazistët”. Ata shprehen kundër presidentit amerikan, duke thënë se njeriu që nxit një atmosferë agresive ndaj grave e pakicave nuk ka vend në Zvicër.

 

Protestuesit thyen një rrethim të sigurisë në Davos duke thirrur “Trump është mishërimi i seksizmit, racizmit, shfrytëzimit dhe korrupsionit”.

 

Trump do të mbërrijë në Davos të premten. Pas 18 vitesh një president amerikan do të marrë pjesë në takimin vjetor të liderëve globalë të biznesit dhe politikës.

 

Ndërkohë Zonja e parë Melania Trump ka anuluar vizitën e nuk do ta shoqërojë bashkëshortin e saj për arsye të axhendës së ngarkuar. Madje edhe Trump nuk ka qenë tërësisht i sigurt për pjesëmarrjen e tij.

 

Megjithatë mediat amerikane e komentojnë mungesën e zonjës së parë si një tërheqje që reflekton pasojat e zgjatura të skandalit për lidhjen e dyshuar të Donald Trump me yllin pornografik Stormy Daniels.

 

Melania Trump thuhet se nuk është pare prej shumë në publik që nga 12 janari, kur Wall Street Journal raportoi se avokati i presidentit Michael Cohen kishte paguar një shumë prej 130,000 dollarësh në këmbim të heshtjes së Daniels, emri i të cilës është Stephanie Clifford.

 

Të shtunën, Melania Trump, në një vjetorin e presidencës së bashkëshortit përcolli vetëm një mesazh në twitter. Ajo deklaroi se viti i kaluar ishte mbushur me “shumë momente të mrekullueshme”, por nuk e përmendi presidentin me emër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *