E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Protesta kundër luftës në Palestinë, protestuesit përplasen me policinë në Itali

Anëtarët e organizatave të së majtës ekstreme janë përplasur me policinë në qytetin verior të Italisë, Vicenza, ku u hap një ekspozitë mbi përpunimin e arit.

Izraeli merr pjesë në këtë ekspozitë ndërkombëtare dhe demonstruesit protestuan kundër politikave të  kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ndaj palestinezëve.

Rreth pesëqind anëtarë të organizatave të së majtës ekstreme përdorën bomba tymi dhe u përpoqën të hynin në ambientet e ekspozitës. Policët i zmbrapsën duke duke hedhur ujë.

Sipas informacioneve të deritanishme kanë mbetur të plagosur lehtë si protestuesit ashtu edhe efektivët e policisë italiane./vizionplus.tv/

Reklamë

Vazhdo të lexosh

Reklamë