Mijëra qytetarë mbushën rrugët në Berlin, për të protestuar kundër ashpërsimit te masave për koronavirusin, ndërsa parlamenti gjerman miratoi një ligj që do t’i japë qeverisë së Kancelares Angela Merkel, më shumë kompetenca për të luftuar një valë të tretë të pandemisë.

 

Policia u përpoq të shpërdajë turmën me argumentin se ata po shkelin ligjin antiCOVID ,sipas të cilit nuk lejohen grumbullimet. Protesta u përshkallëzua më përplasje, ku të paktën 150 persona u arrestuan nga policia.

 

Ligji i miratuar në Budenstag është propozuar nga qeveria, pasi disa nga 16 landet në  Gjermani, refuzuan të vendosnin masa të ashpra, pavarësisht rasteve të infektimeve në rritje.

Nëse miratohet nga Dhoma e Sipërme e Gjermanisë, ndryshimet në ligjin për parandalimin e perhapjes se pandemisë do të vendosin kufizime automatike dhe uniforme në zonat ku virusi po përhapet më  shpejt. Por ligji është kritikuar nga kundërshtarët, të cilët e kanë analizuar atë si një lëvizje për të përqendruar pushtetin në Berlin.

 

Ligji i ri i mundëson qeverisë të vendosë orën policore nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, si dhe kufizime për tubime private dhe aktivitetet sportive. Dyqanet jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mesimi do të zhvillohet online në rastet kur do të ketë 165 të infektuar për 100,000 banorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *