E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta kundër “Brexit”

Më shumë se 600 mijë londinezë kërkojnë të votojnë në referendum të dytë mbi marrëveshjen përfundimtare të Brexit e cila do të jetë përcaktuese për daljen ose jo të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Protestuesit kanë ende shpresa se mund ta mbajnë vendin pjesë te unionit.

 

Edhe një numër deputetësh u mblodhën në një nga tubimet më të mëdha duke u bere pjese e protestuesve që kishin zaptuar sheshin para Parlamentit të Londrës.

 

Reklamë

Kryebashkiaku Sadik Khan, tha para protestuesve se nuk ka vendim më demokratik, se të besosh në gjykimin e popullit britanik. Sipas tij,  qeveria po e dërgon vendin drejt një Brexit të Gabuar.

 

Marshimi u mbajt në të njëjtën kohë me një tubim pro-Brexit  ku njerëzit kërkonin që qeveria të vazhdojë negociatat dhe të përmbushë premtimet.

 

Kryeministrja Theresa May e ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e një referendum të dytë. Protestat masive në Londër vijnë në një kohë kur afati për të arritur një marrëveshje mes Bashkimit Europian dhe Britanisë është drejt skadimit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë