Subscribe

Pronarët e bizneseve në Korçë, Durrës, Vlorë dhe gjithë zonat e tjera turistike të vendit vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës në lokale.

Saimir Poda, njëri prej operatorëve turistik në pazarin e vjetër të Korcës, thotë se vendimi po i con drejt falimentimit pasi të gjithë baret e restorantet po përballen me mungesë klientësh.

Sipas tij, alternativa më e mirë për qeverinë në këto ditë pandemie është ajo rritjes së kontrolleve dhe ashpërsimit të gjobave për bizneset që nuk respektojnë masat anticovid.

Edhe pronarët e lokaleve të natës në Vlorë protestuan kundër këtij vendimi. Ata kërkuan ndryshime në aktin normativ ndërsa paralajëmruan përshkallëzim të protestave.

Protestës iu bashkuan edhe artistët, të cilët thanë se qeveria duhet të krijojë një paketë mbeshtetjeje si zgjidhje për sektorin e tyre.

Dy ditë më parë protesta kundër aktit normativ u zhvilluan edhe në Tiranë, ku shumë artistë dhe pronarë biznesesh kundërshtuan njëzëri vendimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *