E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Kronikë

Protesta e Unazës së Re, Braimllari: Policia mos të bëhet vegël e Ramës

Banorët e Astirit vijojnë mbrëmjen e kësaj të marte me protestën e tyre, të vendosur për kundërshtimin e projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre.

 

Në mbështetje të tyre, bëhet me dije se është nisur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa që në orët e parfa të protestës së tyre, kanë qenë ish-deputetët e LSI dhe PD-së, Endrit Braimllari dhe Klevis Balliu

 

Reklamë

Nga protesta, ish-deputeti i LSI-së Braimllari tha se kryeministri Edi Rama së bashku me policinë ‘partiake’ të drejtuar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po kërkojnë të shtypin banorët e Unazës së Re, por që nuk do ia dalin.

 

“Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj kërkon të shtypi natën banorët e Unazës së Re. Policia të bëjë kujdes, të mos bëhet vegël politike e Edi Ramës. Edi Rama në grahmat e fundit të pushtetit të tij kriminal. Edi Rama po përplas shqiptarët me njëri-tjetrin. Policia të distancohet nga urdhërat politik. Edi Rama nuk mund të fshihet pas gazit helmues. Nuk ka gaz që do shpëtoj Edi Ramën.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë