Këtë të mërkurë zhvillohet protesta e tretë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur artistë, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë. 

Një nga kerkesat e protestuesve eshte ndermarrja e nje hetimi ndërkombëtar pet shembjen e Teatrit.

Edhe liderët e opozitës së bashkuar kanë njoftuar më herët se do të jenë prezëntë në protestën e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Kryedemokrati paralajmëroi dy ditë më parë se priten protesta të vazhdueshme derisa kryeministri Edi Rama të largohet nga pushteti.

Ndërkohë, kordoni policor është instaluar pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të shmangur çdo incident.

Po ashtu, ka nisur edhe firmosja e një peticioni për ndërtimin e Tetarit siç ishte dhe në të njëjtin vend.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *