E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Video · Politikë

Protesta e tregtarëve në rrethe

Edhe ne rrethe një pjese e tregtareve te vegjël iu bashkuan protestës ne mesdite, duke ulur qepenat.

 

Ne Durrës disa pronare refuzuan te mbyllin dyqanet, ndërsa kërkuan qe protesta te mos përdoret nga politika.

 

Reklamë

Kreu i shoqatës se tregtareve Myslim Coku thotë se edhe tregtaret duhen lene te qete pasi janë ne prag te falimentimit.

 

Te njëjtin qëndrim mban edhe kryetari i biznesit te vogël ne Korçe, Koli Firaj.

 

Qepenat u ulen edhe në Elbasan, Fushe-Kruje, Berat, Korçe, Shkodër e Lezhe. Tregtaret u shprehen të pakënaqur, por dhe të painformuar për përfshirjen në skemën e TVSH-së dhe pasojat e saj.

 

 

Protestës një orëshe ne disa qytete iu bashkuan edhe deputete të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më shumë video

Reklamë