Duke marrë shkas nga protesta që pritet të zhvillohet nesër para selisë blu, deputetja e PD-së, Ina Zhupa shpreh bindjen se demokratët nuk do t’i përgjigjen thirrjeve për dhunë dhe do të refuzojnë përdhosjen e godinës.

 

Përmes një postimi në “facebook”, Zhupa shkruan se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen dhe të njëjtën zgjedhje do të bëjnë edhe nesër.

 

Reagimi:

 

Demokratët janë të mençur!

E treguan me kuvendin e 18 dhjetorit, ku zgjodhën me maturi dhe qetësi të ardhmen!

E treguan me braktisjen që i bënë shoqatës non grata në të ashtuquajturin referendum. Është provuar me fakte dhe prova filmike se 90 % e demokratëve refuzuan të bëhen pjesë e skenarit të shoqatës non grata kundër PD.

Manipulimi dhe mashtrimi nuk zuri vend në mendjet e demokrateve. Kam besim absolut se kështu do të ndodhe edhe nesër.

Demokratët do të refuzojnë përdhosjen e selisë nga shoqata non grata. Do te refuzojnë t’i japin oksigjen qeverisjes me te keqe qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, duke u përcarë mes vetes!

Jam plotësisht e bindur se nesër demokratët do të tregojnë se refuzojnë dhunën dhe thirrjet për gjakderdhje në një proteste absurde kundër PD.

Me kthjelltësinë tonë dhe kurajon për të ecur përpara, nesër do te bëjmë gjithcka për ta kaluar me qetësi këtë valë dhune destabilizuese. Lufta opozitare për të zhbërë regjimin e Edi Ramës nuk do të ndalet në asnjë rrethanë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *