Këtë të enjte studentët treguan fuqinë e tyre, duke qenë të gjithë krahë njëri tjetrit për të kërkuar të drejtat e tyre para Ministrisë së Arsimit.

 

Protesta masive e tyre bëri që qeveria të tërhiqej, dhe kryeministri Edi Rama, të firmoste shfuqizimin e pikës 4 të VKM për tarifat. Vendimi i qeverisë duket se nuk është mjaftueshëm për studentët të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat derisa ministria të plotësojë të gjitha kërkesat e studentëve.

 

Gjithashtu kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët e universitetit të Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodrës.

 

Ngritja e studentëve për të kërkuar të drejtat e tyre duket se ka marrë jehonë dhe në mediat ndërkombëtare. Media të ndryshme në Evropë dhe në SHBA e kanë pasqyruar protestën paqësore të studentëve shqiptarë.

 

Prestigjozja amerikane si Neë York Post, Washington Post apo Seattle News,  i kanë kushtuar artikull protestës së studentëve.

 

Gazeta “Uashington Post” thekson gjithashtu se studentët do të vazhdojnë protestat e tyre derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

 

Lajmi pasqyrohet edhe agjencia “BalkanInsight”. Me titull “Shqipëria tronditet nga zemërimi i studentëve për tarifat e shkollimit”, kjo agjenci nënvizon se studentët bllokuan hyrjen e Ministrisë së Arsimit në ditën e tretë të protestës kundër rritjes të tarifave të shkollimit dhe vështirësive ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *