Subscribe

Me moton “Ndal sistemit” shqiptaret dolën ne rrugët e kryeqytetit maqedonas Shkup per te protestuar kundër keqqeverisjes, proceseve të montuara gjyqësore, burgosjes së tyre dhe respektimit te të drejtave. Tubimit te organizuar nga shoqëria civile, iu bashkuan parti opozitare dhe familjarë te të burgosurve të rastit “Monstra”. Marshimi nisi nga “Bit Pazari” për të vijuar deri në sheshin përpara parlamentit. Protestuesit mbanin pankarta ne duar kundër qeverise, si dhe flamuj shqiptare, te bashkimit europian dhe amerikan.  Ata thërrisnin “UÇK, UÇK”, “Liri për Shqiptarët”, “Poshtë tradhtarët.” Ne proteste nuk mungoi as simbolika. Nuk munguan as pankartat ne mbrojtje te Prokurorisë speciale dhe prokurores shqiptare Fatime Fetai.

Ne krye te tubimit ishte kryetari i Lëvizjes per Reforma-PDSH, njëherazi kryetar i komunës se Strugës, Zijadin Sela. Ai deklaroi se përmes tyre synohet te ndalet diskriminimi ndaj shqiptareve, ndërsa paralajmëroi vijimin e tyre.

Zijadin Sela: Shqiptarët protestojnë që Maqedonia të shndërrohet në vend binacional, gjuha shqipe të zyrtarizohet në gjithë vendin dhe të zbatojnë të drejtat tjera që ju takojnë. do të protestoj për të kërkuar hisen e shqiptarëve në Maqedoni, dhe po ashtu do ta kërkoj hisen e tyre kur në parlament do ta përfaqësojnë popullin e vet, përfaqësuesit e vërtetë. Do të protestohet për ta ndalur të keqën dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Kjo është protesta me e madhe e shqiptareve  qe vjen pas protestave te ditëve te fundit ne disa qytete, kundër vendimit te presidentit Ivanonv, i cili vendosi te fale mbi 50 persona ne proces hetimi lidhur me skandalin e përgjimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *