Protesta e radhës e madhe e opozitës më 11 maj?

Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, mësohet se protesta e radhës e madhe e opozitës do të mbahet me 11 maj.
Pas bisedimeve të fundit me aleatet në lidhje me aksionin politik që do të ndiqet në vijim, duket se Basha dhe drejtuesit e tjerë të opozitës kanë gjetur edhe gjuhën e përbashket mbi datën e protestes së radhës.
Deri tani janë zhvilluar tre protesta të mëdha që pas vendimit për djegien e mandateve 16 shkurt, 16 mars dhe 13 prill, cka do të thotë se është ruajtur trendi për të mbajtur 1 herë në muaj një proteste kombëtare.
Kësisoj edhe ajo e radhës që me gjasë do të bëhet me 11 maj është pak a shumë 1 muaj larg protestes së fundit që u zhvillua dhe që kaloi mes incidentesh.
Gjatë kësaj të enjte pas takimeve me kryesine dhe këshillin kombëtar, Basha këmbëngul në qëndrimin e tij se zgjedhje me Ramën nuk mund të ketë, prandaj duhet qeveri tranzitore.




