E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e përplasje në Londër e Bruksel: Jo maskave dhe vaksinave

Ndërkohë që Europa po vijon me faza lehtësimin e masave kufizuese, skeptikët kërkojnë menjëherë kthimin në normalitet, duke e quajtur pandeminë një mashtrim. Protestuesit në Londër dhe Bruksel shprehen kundër mbajtjes së maskave, vaksinimit dhe pasaportave të vaksinës.

 

 

Nën parrullën “Bashkohuni për Liri” demonstruesit marshuan paqësisht por nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me autoritetet. Qëndra më e madhe tregtare në Europë, Uestfilld u detyrua të mbyllej për të mbrojtur punonjësit.

Reklamë

 

 

Për më shumë se një vit tashmë, demonstrata të ngjashme janë zhvilluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Itali dhe shumë vende të tjera, ku protestuesit kërkojnë më shumë liri dhe dënojnë ato që ata i quajnë masa të ashpra dhe diktatoriale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë