E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e PD-së, Koçiu: Berisha si Don Kishoti, lufton me koshat e mbeturinave! Ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Ministrja në detyrë e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillon Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare mbrëmjen e sotme.

Koçiu e quan provokim të hapur faktin që protestuesit shkuan drejt godinës së Policisë së Shtetit me molotovë në duar.

Reklamë

Duke e quajtur Berishën “Don Kishot që lufton me koshat e mbeturinave”, thotë se e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ministrja Koçiu: Të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës.

Reklamë

Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë