Video · Politikë
Protesta e PD, qytetari në Rrogozhinë thirrje protestuesve: Hapni rrugët, kam bashkëshorten sëmurë në shtëpi!
Vijon protesta në Rrogozhinë që prej orës 17:00, me në krye deputetët Dashnor Sula, Ilda Dhori dhe Bledion Nallbati.
Rrethrrotullimi është i bllokuar nga protestuesit, çka ka sjellë edhe probleme.
Reklamë
Një qytetar është shprehur se protestuesit duhet të hapin rrugën, pasi siç thotë ai ka bashkëshorten e sëmurë dhe duhet të shkojë në shtëpi.
“Kam, punuar gjithë ditën, kam vjelë ullinjë. Dua të më hapet rruga se dua të shkoj në shtëpi. Po më vdes gruaja. Më hapni rrugën të shkoj tek plaka ime”, tha qytetari.
Ndërkohë, Policia ka përsëritur disa herë thirrjen për lirimin e rrugëve .
Më shumë video
Reklamë




