Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij para protestuesve përpara Kryeministrisë, theksoi se sot shqiptarët mblidhen në një moment të vështirë për vendin.
Ai theksoi se e shkuara nuk duhet harruar, pasi në të kundërt ajo mund të përsëritet. Sipas tij, Shqipëria është një vend i bekuar, por që sot ndodhet në momente kritike.
Lexo edhe :
“Zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në kushte ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësore, në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Më duhet ta nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë. Shqipëria është një vend i bekuar, jemi të bekuar sepse kemi njëri-tjetrin. Ja ku jemi këtu, një det i madh guximtarësh”, tha Berisha.






