Ambasada amerikane ka reaguar pak para protestës së opozitës, e cila do të mbahet në orën 17:00 para Kuvendit.

 

Ashtu si në çdo njoftim, ambasada u bën thirrje qytetarëve të saj që të tregojnë kujdes dhe të shmangin tubimin.

 

Në njoftimin e ambasadës, theksohet ndër të tjera se ndonëse protestat e tjera janë zhvilluar në mënyrë paqësore,  situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

 

Data/Ora: E hënë, 13 shkurt 2023, duke filluar nga ora 17:00.

 

Ngjarja: Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *