E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e opozitës/ Policia: 29 të proceduar, mes tyre Gazment Bardhi

Protesta e opozitës së bashkuar, janë proceduar penalisht nga policia 29 persona për aktet e dhune në tubimin e kësaj të enjtje para parlamentit.

 

Mes të proceduarve sipas policisë është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në cilësinë  e organizatorit të protestës.

 

Reklamë

Gjithashtu njoftimi bën me dije se janë arrestuar 6 persona nën akuzën për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe  “Prishja e qetësisë publike,  17 janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa janë në kërkim 6 shtetas. Të ndaluarit për dhunë në protestë janë shtetasit me iniciale J.Gj., 24 vjeç,  M.D., 24 vjeç,  A.K., 20 vjeç, B.D., 36 vjeç,  E.M., 26 vjeç dhe D.P., 31 vjeç.

 

Gjithashtu policia po punon për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë