E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Hodhën molotovë ndaj policisë, arrestohen katër protestues, procedohen disa të tjerë për akte dhune

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar penalisht, pas dhunës së ushtruar gjatë protestës kombëtare të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Sipas Policisë gjatë protestës disa nga pjesëmarrësit hodhën lëndë djegëse molotov dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë që ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Si pasojë e përplasjeve, tre efektivë policie mbetën të dëmtuar dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në mes të të proceduarve në gjëndje të lirë është dhe një i mitur i moshës 16-vjeç.

Gjithashtu, në hetim në gjendje të lirë është vendosur dhe  sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli, i cili u procedua penalisht për mosrespektim të detyrimeve ligjore për mbarëvajtjen e tubimit.

Reklamë

Kjo nuk është hera e parë që policia arreston protestues të opozitës për hedhje molotovësh apo kundërshtim të forcave të rendit, raste që kanë ndodhur edhe në protestat përpara Bashkisë së Tiranës, por të gjithë në pas janë liruar nga gjykata.

 

Më shumë video

Reklamë