E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e opozitës në Fier, Ardi Veliu viziton efektivin e plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i  Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Fierit, punonjësin e FNSH-së që u lëndua në protestën e zhvilluar nga opozita këtë të shtunë.

 

Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore e punonjësit të Policisë është stabilizuar.

 

Reklamë

Drejtor Veliu i uroi shërim të shpejtë punonjësit të policisë, si dhe falënderoi ekipin mjekësor për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar.

 

Në protestën e kësaj të shtune mbështetësit e opozitës të cilët protestuan kundër kryeministrit Rama u përpoqën që të çanin kordonin e policisë si dhe hodhën në drejtim të këtyre të fundit sende të forta.

 

Si rrjedhojë I hedhjës së sendeve të forta u plagos një efektiv i FNSH-së.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë