Subscribe

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është shprehur pro protestës së Opozitës.

 

Ai ka thënë se përveçse ku është caktuar zona e kuqe, pra në vendin ku do të mbahet Samiti, opozita mund të protestojë ku të dojë, pasi është e drejtë e tyre Kushtetuese.

 

‘Ne i përkrahim dhe do t’i përktahim protestat”, ka thënë ndër të tjera Çuçi.

 

“Do jetë një ditë e shënuar për Shqipërinë, është ngjarja diplomatike më e madhe që ndodh në Tiranë. Ju garantoj që çdo gjë do të shkojë më së miri për këtë event fantastik që do zhvillohet në Tiranë. Drejtori do vazhdoj t’ju sqarojë në lidhje me masat që kemi marrë, sidomos për të garantuar edhe zhvillimin e protestës, ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër protestave. Gjithmonë i kemi garantuar protesta, të drejtën kushtetuese për të protestuar këtë herë ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti, do të marrim masat që protesta të vijojë ashtu siç duhet”, u shpreh ministri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *