Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet nesër.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se qytetarët duhet të reagojnë për rritjen e çmimeve, thellimin e  varfërisë por edhe shpopullimin e vendit.

 

Sipas tij, ka ardhur koha që shqiptarët të shpëtojnë vendin e tyre.

 

“Të gjithë në këmbë kundër rritjes së çmimeve, kundër thellimit të varfërisë, kundër shpopullimit dramatik dhe kundër largimit të dhimbshëm të të rinjve!

 

Koha është tani për të shpëtuar Shqipërinë”, shkruan Meta.

 

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet vendore, caktuan datën 12 nëntor ditën e protestës kombëtare.

 

Tubimi është parashikuar të nisë në orën 16:00 dhe do të vazhdojë për rreth 3 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *