Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, një ditë para protestës së 10 më të madhe kombëtare të opozitës ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e saj të hënën në orën 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryemadhi përmes një video mesazhi në Facebook, është shprehur se protesta e së hënës ka një rëndësi të madhe, jo politike, por për të treguar se shqiptarët kanë vendosur të jenë të zotët e vetes.
“Përshëndetje të gjithë miq dhe dashamirës! Nesër protesta në orën 20.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka rëndësinë e saj, por nuk ka rëndësi politike sesa ka rëndësi për të treguar që shqiptarët më shumë se kurrë, sot kanë vendosur të jenë zot të vetes. Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës. Ftohen të gjitha ato biznese të cilat mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta të Edi Ramës, ftohen të gjitha ato biznese që falimentuan për shkak të politikave të Edi Ramës, pra ftohen të gjithë ata që duan një Shqipëri të vërtetë Europiane dhe ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët aspirojnë për të ndërtuar jetën e tyre Europiane në shtëpinë e tyre, në Shqipëri. Shqipërinë e ka bekuar Zoti, prandaj të tregojmë që dhe ne jemi një popull i bekuar nga Zoti. Faleminderit, shikohemi të gjithë nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00”.






Kjo Kara/Buce jo fton ju qe te mbroni Kete Meten Berishen dhe Lulushin , ju thirr Te dashur Miq dhe e Dashamires :Popull te degjosh keto bastarde qe vollen Kombin dhe Shqipetaret per 25 vite eshte nje gabim teper idiot Ato ju thirrin ne proteste ,per te mbrojtur Interesat e veta personale Keto kokrra qe shihni si trima shohin se dicka po i tund nga themelet ,Te behesh fli or te besh qendrese per ato qe sebashku kane Pasuri kolosale sa tere pasuria e juaj nuk krahasohet me te tyren Shikoni si hidhen perpjete si gjeli ne majte plehut ,Kur i keni pare ta bejne kete sulm, gjoja per Popullin kur ne Qeverine Berisha per 8 vite erdhen pa BREKE ,SOT NUK BEHET FJALE SA VOLLEN Berisha ,Meta Lulushi ,Monika Sot cirren si trima per gjoja ju ,Pyetje po dje kur ropen Shqipetaret Besnikerine dhe burrerine tuaj ,nuk bertitnin ,por qetedhe paster vollen miliona Euro Troje Toka Shtepi Luksoze ,dhe se Fundi FLORIRIN E KRRABES qete dhe i vendosen ne bankat Europiane dhe Amerikes se Jugut .Sot thone asnje hap prapa Kur hecen ato bastarde perpara ,Vetem kur qeruan Pasurite Kombetare ,Sot dalin si Buc e Bushtra te VIRGJER