Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet:...

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se...

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit,...

Protesta e opozitës, Koçiu: Dhuna është e pafalshme, PD është braktisur masivisht nga qytetarët

11 Shkurt 13:20

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka dënuar dhunën e përdorur nga protestuesit gjatë protestës së zhvilluar para kryeministrisë pasditen e djeshme.

Koçiu thotë se përpjekja për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet, e për më tepër duke përdorur të miturit për të hedhur molotovë apo sende të forta mbi punonjësit e Policisë, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm.

Koçiu: Keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, por është gjithashtu një shkelje e rëndë morale. E këtu një rol të posaçëm mund dhe duhet të luajnë institucionet, shoqëria civile dhe vetë familja, për t’i mbrojtur këta ta mitur nga përdorimi dhe instrumentalizimi me qëllime të errëta të politikës kriminale.   Është pikërisht kjo arsyeja, përse protestat e Partisë Demokratike janë braktisur masivisht nga qytetarët. Duke përfunduar tek një grusht militantësh, apo elementë të paguar për të krijuar skenarë imagjinarë të një revolte popullore. Kjo është e papranueshme.

Ministrja thekson se e drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë.

Ajo paralajmëron se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq.

Koçiu: Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit. U bëj thirrje organeve të drejtësisë, t’i trajtojnë me përgjegjësinë maksimale dhe ligjore këto sulme barbare ndaj uniformës, pas të cilave qëndrojnë padyshim urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës; një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.    Personat përgjegjës, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbi kokën e tyre. Kush tenton të vrasë policin, kush tenton të djegë institucionet, nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, as mirënjohjen e partisë së tij, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e parashikuar nga ligji.

Koçiu thekson se ministria do të jetë në krah të punonjësve me uniformë, gazetarëve dhe njerëzve të medias në krye të detyrës, dhe të gjithë atyre, që e ushtrojnë të drejtën kushtetuese të tubimit, në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Albana Koçiu proteste

Nga e njëjta kategori

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon në izolim pas përleshjes me një të dënuar

më shumë...

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit 2028, sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”

më shumë...

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen mbi 220 mijë persona, autoritetet shpallin gjendje emergjence

më shumë...

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama ndan pamjet: Po ruajmë një vepër të vyer të trashëgimisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:06

Telashe për Diddy-n në burg, reperi përfundon...

9:35

Trump “shpall kandidaturën” për president të vitit...

9:18

Zjarret gjigante përfshijnë Francën dhe Spanjën, evakuohen...

8:36

Ujësjellësi historik i Vranishtit drejt restaurimit, Rama...

8:24

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më...

8:15

Horoskopi i së shtunës: Një shenjë tërheq...

8:12

Mot i kthjellët në të gjithë vendin,...

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

9:39

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

9:30

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

9:16

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT:...

9:05

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

9:00

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

8:44

Këto janë sinjalet që trupi ju jep...

8:07

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin...

7:33

Grabitje me armë në një bankë në...

7:30

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në...

7:14

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.