E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e opozitës, këto janë rrugët që demokratët do të bllokojnë ditën e martë

Partia Demokratike ka vendosur të bllokojë të martën 6 akset kryesore rrugore në të gjithë vendin.

Në mbrëmje PD ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetaret e degëve ku është vendosur se në 29 tetor demokratët do të bllokojnë në shenjë proteste rrugët kryesore.

Demokratët do të mblidhen në Milot, në Shkozet, në zonën e Bradasheshit, në Rrogozhinë, Levan dhe tek Casa Italia në Tiranë për të  bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Bllokimi i ketyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martes dhe pritet të zgjasë disa orë.

Reklamë

Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë