E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë një hapësirë transmetimi protestës së opozitës së bashkuar.

 

Protesta është transmetuar live nga Euronews, ndërsa shkruan se këto janë protestat e opozitës kundër qeverisë.

 

Reklamë

“Opozita shqiptare po bën thirrje për dorëheqjen e Ramës, organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të një qeverie tranzitore”. 

Zëri i Amerikës ka pasur si kryeartikull incidentet e protestës së opozitës.

 

“Tension para godinës së qeverisë. Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “është një kusht i patjetërsueshëm”.

 

Ndërkohë që DW shkruan se nën thirrjet,  “E duam Shqipërinë si gjithë Europa“ dhe “Rama ik“, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë