Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë një hapësirë transmetimi protestës së 4 kombëtare të organizuar nga opozita e bashkuar shqiptare këtë të shtunë.

 

Protesta është transmetuar live nga Russia Today dhe Reuters, duke shkruar se partitë opozitare në Shqipëri zhvilluan nje tubim anti-qeveritar në kryeqytet ku kerkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.

 

“Partitë shqiptare të opozitës po mbajnë një protestë në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria të japë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mijëra përkrahës të opozitës së qendrës së djathtë nga e gjithë vendi u mblodhën të shtunën para ndërtesës qeveritare të Partisë Socialiste të krahut të majtë, duke mbajtur postera anti-qeveritare. Ata hodhën fishekzjarre, fishekzjarre, kokteje molotovi dhe sende të tjera.”

 

Zëri i Amerikës ka pasur si kryeartikull incidentet e protestës së opozitës, duke evidentuar edhe kerkesen e opozites se bashkuar shqiptare per largimin e Rames.

 

“Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 Qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre.”

 

Protesta e opozites është transmetuar gjithashtu nga mediat italiane, Euronews, Washington Post, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *