E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e opozitës, drejtuesit e policisë mblidhen për të diskutuar masat që do të ndërmarrin

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtori në detyrë Sokol Bizhga ka thirrur drejtorin e policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe shefat e komisariateve për të diskutuar lidhur me protestën e opozitës që është lajmëruar të hënën nga opozita.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protest pas dënimit me një vit burg të Ervin Salianjit nga Gjykata e Apelit.

Kryedemokrati Sali Berisha than ë një konferencë për mediat se nuk do të ketë paqe dhe stabilitetet deri në krijimin e një qeverie teknike që do ta udhëheq vendin drejt zgjedhjeve të lira.

Ndërkohë, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në Parlament ku kanë djegur edhe karriget në shenjë proteste. Policia ka dërguar 23 prej tyre për hetim në SPAK. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë