Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim me gazetarët ka folur për protestën e 6 dhjetorit, e cila do të mbahet ditën kur në Shqipëri do të organizohet samite BE-Ballkani Perëndimor.

 

Berisha tha se në datën 6 dhjetor liderëve të BE-së do ju tregojmë se po vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit komunist.

 

Sipas kryedemokratit, protesta e opozitës është një qëndrim pro europian.

 

Është një qëndrim kryekëput pro europian, një qëndrim që synon ti thotë Europës së krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërroi shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende nën Vietnamin komunist për indeksin e zbatimit të ligjit.

 

Pra, të rikujtojmë ne që ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar, që do të mbushë sheshet e rrugët, nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve demokratike evropiane dhe të ëndërrës evropiane të shqiptarëve”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *