E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e opozitës/ Berisha mbërrin në seli, pritet me brohorima nga protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Selinë Blu pak minuta përpara nisjes zyrtare të protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.

Ish-kryeministri u prit me ovacione nga mbështetësit e shumtë, të cilët kishin mbushur oborrin e godinës së Partisë Demokratike në pritje të nisjes së tubimit.

Berisha përshëndeti të pranishmit dhe më pas hyri në ambientet e selisë, nga ku pritet të nisë edhe marshimi drejt sheshit përpara Kryeministrisë, ku do të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga opozita.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë